www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lëndohet rëndë një 14-vjeçar, përfundon në spital nga lëndimet me thikë që ia shkaktuan dy të mitur të tjerë

Posted on December 14, 2023December 14, 2023 by User User1

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast jo të hijshëm, ku një 14-vjeçar ka përfunduar në spital si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë nga dy të mitur të tjerë, transmeton TV21.

Rasti ka ndodhur në Shuto Orizarë të Shkupit.

Më datë 13.12.2023, nëpunësit policorë nga Njësiti për punë të brendshme Çair në kuadër të SPB Shkup, kanë privuar nga liria dy të mitur, duke vepruar ndaj denoncimit paraprak se rreth orës 13:35 në lagjen e Shuto Orizarës në Shkup nga dy të mitur, se me mjet të mprehtë i kanë shkaktuar lëndime një 14-vjeçari. I mituri i lënduar është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, për dhënien e mjekimit. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit, pas çfarë do të parashtrohet kallëzim penal”, thuhet në njoftim.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara