www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Spasovski: Puna policore nënkupton profesionalizëm në zbatimin e ligjeve

Posted on December 14, 2023 by User User1

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot mbajti fjalim  para gjeneratës së re të diplomuarve dhe magjistrantëve në Fakultetin e Sigurisë në Shkup në Universitetin “Shën Klimenti i  Ohrit” në Manastir. Porositi se procesi arsimor është padyshim faza më e rëndësishme në profilizimin akademik të të rinjve.

 “Bëhuni kurioz, proaktiv dhe gjithmonë përpiquni për përmirësim sepse integriteti është thelbësor për profesionin që keni zgjedhur ose do ta zgjidhni. Puna policore nënkupton profesionalizëm në zbatimin e ligjeve që nënkuptojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërsa  ne si institucione jemi të gatshëm t’ju japim mbështetjen e nevojshme për integrimin tuaj në shoqëri, në bashkësinë e sigurisë së shtetit”, tha Spasovski.

Ministri i Punëve të Brendshme theksoi se MPB-ja është një institucion në të cilin është nder të punohet. “Dhe më duhet të them se nuk bëhej fjalë nëse duhet të reformohet MPB-ja, por duhej të bëhet, të vendosen vlerat evropiane në institucion,  që vetë shoqëria të fillojë të funksionojë sipas parimit evropian”, tha ministri Spasovski.

Ai u përqerndrua  në transformimin strategjik të MPB-së, të aktiviteteve të ndërmarra në drejtim të sigurimit të standardeve të larta të punës së policisë dhe statusit të lartë social të punësuarve. 

 Kjo, siç tha, është vetëm një segment i vogël nga ajo që është punuar, të cilin e kemi arritur me një buxhet të njëjtë me atë të udhëheqjeve të mëparshme të MPB-së. Sipas tij, është kështu sepse punohet sipas parimeve të çprofesionalizmit, përgjegjësisë, drejtësisë, disiplinës dhe mbi të gjitha gatishmërisë dhe vullnetit për ndryshim.

Spasovski e theksoi transparencën e MPB-së për bashkëpunim të vazhdueshëm me Fakultetin e Sigurisë. 

Para hedhjes tradicionale të kapelave të absolventëve, ministri Spasovski tha se sot ka marrë vendim që studentja më e mirë e Fakultetit, Ivana Mukoska, të jetë pjesë e MPB-së, në Departamentin për Bashkëpunim Evropian dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, për çfarë procedura fillon menjëherë. 

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara