www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Në Tabanoc janë kapur 126 litra prekursorë për prodhim të lëndëve narkotike

Posted on December 14, 2023 by User User1

Inspektorët e ekipeve mobile doganore të Departamentit për kontroll dhe hetime gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga shtetas sllovak, në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanoc, kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të madhe të prekursorëve për prodhim droge, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave.

“Përkatësisht, me datë 10.12.2023 në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë kontrollit të automjetit me targa të Sllovakisë në bagazh nga inspektorët doganor janë gjetur katërmbëdhjetë kanaçe me gjithsej 126 litra prekursorë të drogës nga të cilat 10 kanaçe me afishe TOLUEN LAKARSKY me peshë 9 litra secila dhe katër kanaçe me afishe ACETON me peshë nga 9 litra.

Pas ekspertizës së mallit, u konstatua se ato janë prekursorë që përdoren për prodhimin e disa llojeve të drogës si kokainë, heroinë dhe droga të llojit amfetamine”, thuhet në njoftim.

Ndaj personit, shtojnë nga atje, është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara