www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Agjencia për Konfiskim i’a nxjerr në shitje Mijallkovit edhe dy prona milionëshe

Posted on December 13, 2023December 13, 2023 by User User1

Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar e udhëhequr nga Driton Nebiu ka publikuar sot shpalljen për shitjen e dy parcelave në Vodno, të konfiskuara më parë nga ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov në rastin “Perandoria”, përcjell INA.

Bëhet fjalë për tokë të pandërtuar me sipërfaqe 3880 m2 dhe pyll me sipërfaqe 634.38 m2, të cilat ndodhen në një lokacion në Vodno në Komunën Qendër, të konfiskuar me aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit.

Nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara thonë se me shitjen e këtyre patundshmërive në buxhetin e shtetit do të derdhen mjete në vlerë prej 126.638.882 denarë ose 2.059.000 euro.

Të drejtën e pjesëmarrjes elektronike në ankand publik kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, me përjashtim të të dënuarit të cilit i është konfiskuar pasuria e paluajtshme, punonjësit e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, si dhe një person tjetër që ka marrë pjesë zyrtarisht në procedurën e shitjes.

Agjencia për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar deri më tani ka shitur banesa dhe garazhe nga prona e konfiskuar e Mijallkovit.(INA)

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara