www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bexheti njofton se finalizohet edhe një projekt i shumëkërkuar në Komunën e Sarajit

Posted on December 13, 2023December 13, 2023 by User User1

Kryetari i Komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti  sot bashkë me përfaqësuesit e organizatës 0 Mbetje, znj. Biljana Kostadinova dhe z.Emir Ademi, prezantuan shportat e reja ricikluese të pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Z. Blerim Bexheti njofton banorët e komunës se falë këtij projekti, të gjitha mbetjet elektrike dhe elektronike shtëpiake (celular, aparate të kafesë, laptop, kompjuter, akumulator, bateri etj.) tash më mund ti deponojnë, që ato paisje të riciklohen dhe të futen përsëri në përdorim.

Shportat e mëdha, nga sot do të fillojnë të vendosën nëpër të gjitha vendbanimet e komunës, ndërsa shportat për reciklimin e baterive do të vendosen kryesisht nëpër shkolla.

Komuna e Sarajit, është e hapur gjithmonë të mirëpres bashkëpunime të këtilla të cilat ofrojnë zgjidhje dhe kanë për qëllim ruajtjen e ambientit jetësor.

____________________

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara