www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dhurata me mjete të konfiskuara/ Nxënësit marrin rroba dhe pajisje shkollore nga AMPK-ja

Posted on December 12, 2023December 12, 2023 by User User1

Nxënësve të shkolla fillore të Sarajit u janë shpërndarë pako me artikuj të ndryshëm të tekstilit.

Këto rroba dhe mjete nuk janë blerë, por janë nga ato që janë konfiskuar.

Drejtori i agjencisë për menaxhim me prona të konfiskuara, Driton Nebiu, tregoi se vetëm në shkollën fillore “Dituria” në Saraj janë shpërndarë pako për 1 mijë 550 nxënës me veshje dhe mjete shkollore.

“Deri tani kemi shpërndarë 10 deri në 12 shkolla mirëpo besoj se deri në fund të këtij viti, besoj që do të rrumbullakojmë diku 30 shkolla fillore, do të thotë që 30 komuna nëpër tërë territorin RMV-së. Duke filluar nga Likova deri në Strugë dhe nga Struga deri në Strumicë. Kuptohet se nuk na premton koha për të mbuluar këtë vit tërë territorin e Maqedonase. Ne do të vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm.”- deklaroi Driton Nebiu, Drejtor i Agjencisë për Menaxhim me Pronat e Konfiskura.

Përveç shkollave Nebiu deklaron që Agjencia ka ndarë edhe ushqime nëpër spitale dhe burgje, ndërsa në toksikologji janë shpërndarë edhe aparate për matjen e tensionit të gjakut, si dhe çarçafë për mbulimin e krevateve.

“Ne kemi shpërndarë edhe nëpër spitale edhe gjëra ushqimore të cilat janë konfiskuar nga Inspektorati i Tregut, kemi shpërndarë diku rreth 13 institucione, spitale nëpër tërë territorin e RMV-së, ku kemi parë edhe nëpër jetimoret, normal institucion shtetëror. E kemi parë të arsyeshme që ai ushqim është më mirë të përfundon nëpër spitale sepse te qytetarët e RMV-së do të përdoren për pacientët.”- tha Driton Nebiu, Drejtor i Agjencisë për Menaxhim me Pronat e Konfiskura.

Drejtori Nebiu sqaron se mallrat i dorëzojnë tek institucionet shtetërore varësisht se çfarë u nevojitet. Ai thekson se kanë dhuruar rreth 100 mjete të vozitjes nëpër shkolla, spitale dhe ministri.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara