www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vrasja e Liridonës, gazetari i njohur plas “bombën”: Dy familjet e kanë mësuar të vërtetën, por heshtin prej…

Posted on December 12, 2023 by User User1

Gazetari Igli Çelmeta, ka folur në lidhje me hetimet për vrasjen e Liridona Ademajt në Kosovë. 

Çelmeta tha se hetimet vijonë për zbardhjen e të vërtetës, ndërsa tha se babai i Naim Murselit, i cili porositi vrasjen e bashkëshortes, di të vërtetën për ngjarjen dhe se kjo është zbuluar nga takimi që ka bërë me të birin në burg.

Ai tha gjithashtu se edhe familjet Murseli e Ademaj e dinë të vërtetën, por heshtin për të respektuar të ndjerën.

“Nga takimi që ka bërë me djalin në burg, nga pamjet dhe audiot rezulton se ky person e di të vërtetën dhe autoritetet e Kosovës do të veprojnë shumë shpejt. Po mbron një kriminel, djali i tij është kriminel. E vëreta është tentuar të mos dalë në media, te dyja familjet e dinë të vërtetën por nuk e thonë sepse duan të respektojnë Liridonën. Disa nga familjarët e kanë thënë të vërtetën. Prandaj hetimi po vazhdon. Shaban Murseli di shumë, tha Çelmeta për Panorama TV.

Gazetari gjithashtu foli dhe në lidhje me aludimet për dhunë ndaj autorit të krimit, Granit Plavës. Ai tha se ka pasur tentativë për ta dhunuar në burg, por nuk ka ndodhur sepse ka ndërhyrë siguria.

Ka pasur një ngjarje në burgun e Kosovës, ndaj Granit Plavës ka pasur tentativa për ta rrahur por ka pasur ndërhyrje dhe nuk është dhunuar. Drejtori i Burgjeve të Kosovës tha se ka pasur tentativa, por është ndaluar nga siguria”, tha Igli Çelmeta.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara