www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Këshilli Gjyqësor mori vendime për publikimin e shpalljeve për përzgjedhjen e 23 gjyqtarëve në gjykatat më të larta

Posted on December 12, 2023December 12, 2023 by User User1

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme mori vendime për publikimin e shpalljeve për zgjedhjen e gjashtë gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 17 gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit në Shkup, Manastir, Gostivar dhe Shtip.

Në seancën e sotme të 468-të, Këshilli mori vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës supreme të RMV-së edhe atë tre për çështje penale dhe tre për çështje civile. Është krijuar edhe Komisioni për renditen e përzgjedhjes së gjyqtarëve.

Nga analiza e nevojës për miratimin e Vendimit për publikimin e shpalljes për përzgjedhjen e gjyqtarëve të gjykatave të apelit në RMV, doli vendimi i Këshillit për publikimin e shpalljes për përzgjedhjen e 17 gjyqtarëve.

Për Gjykatën e Apelit në Shkup, Këshilli ka marrë vendim për përzgjedhjen e gjashtë gjyqtarëve nga çështja civilë dhe katër gjykatësve nga çështja penalë. Për Gjykatën e Apelit në Manastir është marrë vendim për zgjedhjen e tre gjyqtarëve nga fusha civile dhe një nga fusha penale. Në Gjykatën e Apelit të Gostivarit me vendim të sotëm do të zgjidhen dy gjyqtarë për çështje civile, ndërsa në Gjykatën e Apelit Shtip një gjyqtar nga fusha civile. ls/

Për të gjitha gjykatat e apelit janë krijuar edhe komisioni për renditjen e përzgjedhjes.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara