www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Studentët që organizuan protesta në mbështetje të Palestinës në Harvard përballen me masa disiplinore

Posted on December 12, 2023December 12, 2023 by User User1

Do të nisë një proces disiplinor ndaj 4 studentëve të Universitetit të Harvardit, të cilët organizuan protesta në mbështetje të Palestinës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të gazetës “The Crimson”, një botim lokal i Universitetit të Harvardit në Cambridge, Massachusetts, që nga viti 1873, 4 studentë që organizuan protesta pro-palestineze u dërguan në bordin disiplinor të universitetit.

“Veprimet që pengojnë anëtarët e universitetit të kryejnë aktivitetet e tyre normale dhe shkelin deklaratën përbëjnë sjellje të papranueshme dhe janë subjekt disipline”, tha Universiteti i Harvardit për këtë çështje.

Mendohet se studentët që organizuan një marshim pro-palestinez në kampusin universitar në nëntor do të marrin paralajmërime, ndalim ose pezullim nga universiteti.

Një nga studentët e dërguar në bordin disiplinor për organizimin e protestave pro-palestineze, Kojo Acheampong tha: “Ne e dimë se kjo nuk do të na ndalojë. Ne kurrë nuk do t’i lejojmë këto sulme të pengojnë solidaritetin tonë me popullin palestinez”.

– Rektorja e Harvardit, Claudine Gay u detyrua të japë dorëheqje

Në kuadër të sesionit të titulluar “Mbajtja e presidentëve të kampusit përgjegjës dhe lufta kundër antisemitizmit” të mbajtur në Komisionin e Arsimit dhe Fuqisë Punëtore të Kongresit të SHBA më 5 dhjetor, rektorja e Universitetit të Pensilvanisë, Elizabeth Magill, rektorja e Harvardit, Claudine Gay dhe rektorja e Institutit të Teknologjisë së Massachusetts (MIT), Sally Kornbluth u ftuan t’u përgjigjen pyetjeve rreth qasjes së tyre ndaj incidenteve antisemitiste në kampusin universitar.

Të tre rektoret kaluan orë të tëra duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me masat disiplinore ndaj studentëve për çështje që lidhen me antisemitizmin se si universitetet përfaqësojnë pikëpamje të ndryshme dhe sigurinë në kampus.

Gay, Magill dhe Kornbluth, të cilët filluan rektoratin e tyre vitin e kaluar, deklaruan se do të luftojnë kundër rritjes së të gjitha formave të urrejtjes dhe islamofobisë.

Tre rektorë u detyruan të japin dorëheqje pasi u përballën me kritika dhe presione të forta pas deklaratave të tyre në Komision. Magill, rektorja e Universitetit të Pensilvanisë, e cila mbrojti lirinë e shprehjes në protestat kundër Izraelit dha dorëheqje dje pas kritikave dhe presioneve.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara