www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Xhaferi: Nuk përjashtohet mundësia që qeveria teknike të jetë pa VMRO-DPMNE-në

Posted on December 12, 2023December 12, 2023 by User User1

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se me LSDM ose me OBRM-PDUKM-në, nuk do të ketë Qeveri pa shqiptarët.

“Ska qeveri pa shqiptarët. Me LSDM apo me OBRM-PDUKM? Ajo është çështje e partive politike”, tha Xhaferi në emisionin “Click Plus”.

Xhaferi është i bindur se çështja e kryeministrit shqiptar do të pranohet edhe nga OBRM-PDUKM-ja.

Ai u shpreh se OBRM-PDUKM-ja do ta bëjë këtë, pasi ajo në 2013-të pranoi që Xhaferi të jetë ministër i Mbrojtjes.

Xhaferi tha se nuk përjashtohet mundësia që Qeveria e radhës teknike, të jetë pa OBRM-PDUKM-në.

Këtë ai e bazoi në përbërjen e Qeverisë teknike paraprake, ku u shkarkua ministri nga radhët e partisë politike maqedonase opozitare.

“Nuk përjashtohet ajo mundësi për faktin se edhe në përbërjen e kaluar pati shkarkim të ministrit të OBRM-PDUKM-së”, tha Xhaferi.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara