www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ministria e Drejtësisë: 40 ditë paraburgim ekstradues për Lupço Palevskin në Turqi

Posted on December 11, 2023December 11, 2023 by User User1

Ministria e Drjetësisë pasdite kumtoi se Lupço Palevskit, i dyshuar për vrasjet e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski, i cili ishte arrestuar në Balikesir, Turqi, i është caktuar paraburgim ekstradues në kohëzgjatje prej 40-të ditësh.

“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ankara i dërgoi një letër Ministrisë së Drejtësisë në të cilën njofton se po dorëzon një notë të pranuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, në përgjigje të notës së dorëzuar nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Ankara të datës 06.12.2023, me të cilën informon se në bazë të shkresës së pranuar nga Zyra e Kryeprokurorit Publik Balikesir, Ljupço Palevskit i është caktuar paraburgimi ekstradues në kohëzgjatje prej 40 ditësh”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Kujtojmë se pas fletarrestit ndërkombëtar, Ljupço Palevski u arrestua në autostradë në Turqi nga autoritetet turke.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara