www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pas Drake është radha e Kanye West! Reperi shfaqet me një bluzë me simbolin e shqiponjës!

Posted on December 10, 2023 by User User1

Drake në videoklipin e këngës së tij më të fundit, “Polar Opposites”, që është pjesë e albumit të tij të fundit “For All the Dogs”, u shfaq me një xhaketë me flamurin shqiptar, ndërsa edhe në tekst përmendi Prishtinën, me tensionin atje që po rritet. Xhaketa ishte e kuqe me shqiponjën e zezë, “look” të cilin e kishin veshur edhe burrat e tjerë, shqiptarë, në videoklip. Thuhet se ai ia dedikoi këngën një vajze shqiptare me ermin Mariana, duke i shprehur se i ka thyer besimin.

Por mesa duket pas Drake është radha e Kanye West.  I njohur ndryshe edhe si Ye, në dy paraqitje të ndryshme, shihet njëherë i veshur i gjithi me të zeza dhe shqiponjën e bardhë, me shkrimin “Vultures”(shkaba), që është edhe titulli i këngës së tij të re, ndërsa në “look”-un e dytë është i veshur me të bardha dhe shqiponjën e madhe të zezë në kurriz dhe në kraharor.

Sipas HipHopDX, ky veprim i reperit është një diss për Drake. Kanye West është parë duke veshur një logo të shqiponjës me dy koka vetëm një javë pasi Drake kishte veshur një dizajn të ngjashëm në videoklipin e tij më të fundit muzikor, shkruan media.

E quajtur “Vultures”, që është edhe titulli i këngës së tij më të fundit, kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme.Por gjithashtu, sipas medias, emblema mund të interpretohet edhe si një ndryshim i stemës gjermane, e cila është përdorur nga Gjermania naziste deri në vitin 1935.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara