www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shtatë persona, prej të cilëve dy fëmijë, janë helmuar me klor në pishinën e një hoteli në Ohër

Posted on December 10, 2023December 10, 2023 by User User1

Shtatë persona, prej të cilëve dy fëmijë, janë dërguar në spitalet në Ohër dhe Strugë meqë pas notit të djeshëm në pishinë të mbyllur në një hotel në bregun e Liqenit të Ohrit, kanë filluar të shfaqin shenja të helmimit me klor, njofton Portalb.

Rasti është denoncuar dje në orën 19:55 në Sektorin për Punëve të Brendshme (SPB) Ohër.

“Në Spitalin e përgjithshëm në Ohër janë dërguar M.R.(24), A.B.(19), që të dytë nga Ohri dhe J.A.(45) dhe A.P.(37) nga Shkupi, ndërsa në Spitalin e përgjithshëm në Strugë janë dërguar Gj.A.(42) dhe dy fëmijë minorentë, të gjithë nga Shkupi”, informojnë nga SPB Ohër.

Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin janë njoftuar edhe prokurori publik, Inspektorati sanitar dhe shëndet[sor, Inspektorati i punës dhe Qendra për Shëndet publik. Punohet në zbardhje të rastit.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara