www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ministri Lloga pret ekstradim të shpejtë të Palevskit nga Turqia

Posted on December 9, 2023December 9, 2023 by User User1

“Duhet të presim nëse Palevski do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike”

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga pret që nga java e ardhshme Turqia të filloj procedurën rreth kërkesës së Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Lupço Palevskit.

Ai njoftoi se janë dërguar dokumentet disa herë, përmes DHL-së, në mënyrë elektronik, përmes MPJ-së sonë dhe ambasadës. Kështu që, sipas tij nga e hëna e më tej të gjitha kërkesat do të merren në procedurën e mëtejmë në Turqi.

“Kemi komunikim joformal me autoritetet turke, por është shumë herët për të biseduar për periudhën e mëtejshme sepse nuk e dimë a do të përdoren ankesat ose gjërat tjera nga personi në fjalë në sistemin turk”, deklari Krenar Lloga.

Pritshmëritë e Ministrit të Drejtësisë për ekstradim janë të larta. Pritet që shumë shpejt të ndodhë.

“Ne presim që relativisht shpejtë të sillet në Maqedoni, por duhet të shohim se a do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike dhe nëse sistemi në Turqi do të lejojë që ajo të jetë në mënyrë që ne kemi kërkuar”, tha Lloga.

Ministria e Drejtësisë i dërgoi të premten Turqisë kërkesën për ekstradimin e Lupço Palevskit – të dyshuarit të parë për rrëmbimin dhe vrasjet e 14-vjecares, Vanja Gjorcevska dhe 74-vjecarit, Pançe Zhezhovski. Palevski u arrestua pasditen e 5 dhjetorit në qytetin Balikesir të Turqisë, pasi për të paraprakisht ishte lëshuar flet arrest ndërkombëtar.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara