www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

 Arsovska me përkushtim maksimal për ta bërë Shkupin një qytet të kujdesit,  që promovon gjithëpërfshirjen dhe sigurinë për të gjithë banorët e tij

Posted on December 9, 2023December 9, 2023 by User User1

Ne punojmë me përkushtim për ta bërë Shkupin një qytet të kujdesit, një qytet që promovon gjithëpërfshirjen dhe sigurinë për të gjithë banorët e tij përmes programeve sistematike, gjithëpërfshirëse dhe inovative në fushën e kujdesit social

Qyteti i Shkupit vazhdimisht investon në humanizimin e hapësirës publike dhe krijimin e vendeve që mundësojnë aktivitete stimuluese për socializim dhe rekreacion të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara. Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska sëbashku me ekipin e sektorëve të qytetit dhe ndërmarrjeve publike vizituan këndin e lojërave gjithëpërfshirëse që Qyteti i Shkupit e bëri në ZOO Shkup.

 Ne punojmë me përkushtim për ta bërë Shkupin një qytet të kujdesit, një qytet që promovon gjithëpërfshirjen dhe sigurinë për të gjithë banorët e tij përmes programeve sistematike, gjithëpërfshirëse dhe inovative në fushën e kujdesit social. Qyteti i Shkupit vazhdon të krijojë hapësira të reja moderne që janë gjithëpërfshirëse dhe të dobishme për të gjithë komunitetin, dhe në këndin e ri gjithëpërfshirës të lojërave, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 200 metrash katrorë, rekuizita të përshtatshme dhe të sigurta për përdorim nga fëmijët me aftësi të kufizuara janë instaluar, theksoi kryetarjra Arsovska.

Nga Qyteti i Shjypit informojnë se është krijuar një kënd tjetër i sigurt, ku fëmijët do të mund të kalojnë kohën e lirë, që paraqet realizimin e një tjetër premtimi nga programi “Për një Shkup modern”. ZOO Shkup, si ndërmarrje publike me përgjegjësi shoqërore, rregullisht organizon vizita te fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara me qëllim të integrimit dhe edukimit të tyre, ndërsa Qyteti i Shkupit me qëllim të përmirësimit të kushteve për përfshirje dhe socializim të fëmijëve me aftësi të kufizuara siguron akses për të gjithë me investime të vazhdueshme.

Qyteti i Shkupit në tre muajt e fundit ka blerë mjete të reja motorike të përshtatura posaçërisht, me qëllim të përmirësimit të lëvizjes së fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara të rënda fizike dhe që do t’ua lehtësojë shumë jetën e përditshme, 5 skuter elektrik për personat me aftësi të kufizuara fizike janë shpërblyer, dhe po përgatitet për hapje qendra e re ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara, aktivitete të cilat në mënyrë sistematike ndërmerren sepse përkushtimi ndaj grupeve të cenueshme të qytetarëve është lartë në listën e prioriteteve të Qytetit të Shkupit.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara