www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rritje e ndjeshme e numrit të gazetarëve të vrarë në vitin 2023!

Posted on December 8, 2023December 8, 2023 by User User1

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) informon se janë 94 gazetarë dhe punonjës të mediave, në mesin e të cilëve 9 gra që mbetën të vrarë gjatë vitit që po lemë pas, çka përbën dhe një rritje prej 67% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një gjë e tillë po vë në pah nevojën për një standard të ri global për mbrojtjen e mediave.

Nëpërmjet një raporti të publikuar ditën e sotme, IFJ-ja ka theksuar edhe se thuajse 400 punonjës të mediave janë burgosur këtë vit ndaj bëhet e nevojshme një mbrojtje më e mirë e gazetarëve në mbarë globin. Në raport thuhet:

IFJ nënvizon se nevojitet një veprim shumë më i madh nga komuniteti ndërkombëtar për mbrojtjen e jetës së gazetarëve, si dhe për nxjerrjen e agresorëve të tyre para drejtësisë.

Sipas raportit, lufta në Rripin e Gazës, që filloi në tetor ka shkaktuar rritjen e ndjeshme të vdekjeve.  68 gazetarë, më shumë se një në ditë, janë vrarë që kur shpërthyen luftimet ndërmjet Izraelit e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Të dhënat e IFJ-së kanë treguar se gjithsej 68 gazetarë kanë humbur jetën në krye të detyrës duke mbuluar luftën.

Lufta në Gaza është më vdekjeprurësja për gazetarët se çdo konflikti tjetër që kur IFJ-ja ka nisur të regjistrojë vrasjet e gazetarëve në detyrë, në vitin 1990. Vdekjet kanë ndodhur në një shkallë dhe ritëm të paprecedent.

Komuniteti ndërkombëtar, në veçanti Gjykata Ndërkombëtare Penale, duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë e të kryejë hetime gjithëpërfshirëse. Po ashtu, të ndjekë penalisht ata që kanë urdhëruar dhe kryer sulmet ndaj gazetarëve.

Në Europë, Ukraina mbetet një “vend i rrezikshëm për gazetarët” pasi gjatë vitit 2023, në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, atje janë vrarë gazetarë ukrainas, rusë e francezë, sipas burimeve të IJF-së.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara