www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Luis Enrike kërkon 6 përforcime të reja, përfshi Hari Kejnin

Posted on July 29, 2023July 29, 2023 by User User1

Luis Enrike dëshiron që Paris Sen Zhermeni të firmos me gjashtë lojtarë të tjerë, përfshirë Hari Kejnin, përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës. Trajneri spanjoll po i shtyn kampionët e Ligue 1 të nënshkruajnë të paktën pesë apo gjashtë lojtarë nëse Marko Verati largohet nga klubi këtë verë.

Sipas mediumit “Sports Zone”, Enrike dëshiron dy sulmues anësorë, një mesfushor, një portier dhe mundësisht Kejnin nga Tottenham Hotspur. Kapiteni anglez mbetet një prioritet për Enriken, i cili shpreson ta nënshkruajë atë për shkak të marrëdhënies së tij të përzemërt me kryetarin e Spursit, Daniel Levi.

Por, Kejn mund të shkojë te Bajern Munihu këtë verë, pasi lojtari ka prioritet një kalim në Bundesliga para Ligue 1. Gjigantët e Ligue 1 do të shihen në lojë në një miqësore para-sezonale kundër Interit më 31 korrik./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara