www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

I tregoi prindërve të tij, fituesi i lotarisë 1.35 miliardë dollarë hedh në gjyq të shoqen…

Posted on December 7, 2023 by User User1

Fituesi i çmimit të dytë më të madh në historinë e lotarisë Mega Millions ka hedhur në gjyq, gruan me të cilën kishte një fëmijë sepse u tregoi prindërve të tij për fitoren, pavarësisht se kishte nënshkruar një marrëveshje.

Burri, që zgjodhi të mbetet anonim, për arsye të veta, pretendon se gruaja, nënë e vajzës së tij, ishte një nga të paktët persona që e dinte që ai kishte fituar lotarinë në janar të vitit 2023.

Asaj iu kërkua të nënshkruante një marrëveshje për moszbulim sekreti (NDA) që e pengonte atë të hapte gojën për gati një dekadë, pasi fituesi i lotarisë e konsideroi si çmimi që të ndryshon jetën, mirëpo ajo e theu marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme duke u treguar prindërve dhe motrës së tij. Tani, burri kërkon që ajo t’i paguajë dëmshpërblim “jo më pak se 100,000 dollarë për zbulim sekreti pa autorizim nga ai”.

“Si rezultat i deklarimeve të paautorizuara të të pandehurës, John Doe ka pësuar lëndim të pariparueshëm dhe ekziston rreziku i menjëhershëm që John Doe do të vazhdojë të pësojë lëndime të pariparueshme për të cilat nuk ka mjete juridike adekuate në ligj”, thuhet në padi.

Gruaja, e quajtur Sara Smith në padi, thuhet se pranoi të nënshkruajë një marrëveshje moszbulimi ku thuhet se ajo duhet ta mbajë të fshehtë çmimin e parë deri më 1 qershor 2032, kur vajza e tyre të arrijë moshën.

Nëse ajo foli pa dashje, ajo duhej t’i tregonte fituesit brenda 24 orëve. Megjithatë, avokatët e fituesit pretendojnë se ajo nuk e bëri këtë pasi u tha prindërve të burrit për fitoren e tij historike gjatë një telefonate. Kjo bëri që disa njerëz të tjerë të mësonin për fitoren, përfshirë motrën e tij.

Paditësi tani po i kërkon Sara Smithit që t’i paguajë atij të paktën 100,000 dollarë si kompensim, si dhe të mbulojë shpenzimet e procesit gjyqësor dhe t’i rrëfejë atij se kujt tjetër ajo i tregoi për fitimin e tij në lotari.

Në janar, John Doe fitoi një çmim historik prej 1.35 miliardë dollarësh, çmimi i katërt më i madh i llotarisë në historinë e SHBA-së, dhe pavarësisht se zgjodhi të merrte një shumë totale prej 723,564,144 dollarësh, atij i mbeten më pak se 400 milionë dollarë pas taksave.

Lajmet e fundit…

  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara