
Gazetarja e BBC Maryam Moshiri një prej prezantueseve kryesore të transmetuesit të famshëm publik britanik u zu në një moment të pakëndshëm të mërkurën që tani është bërë viral,
Në edicionin lajmeve të mesditës të mërkurën në BBC, Moshiri po priste me një buzëqeshje të madhe cinike në fytyrë dhe gjestin e njohur.
Pak mili sekonda iu deshën ta kuptojë gazetares që u pa në transmetim direkt dhe shpejt u përqendrua në detyrën e saj dhe e nisi me klasiken: “Drejtpërdrejtë nga Londra, po ju flet BBC”.
Moshiri të enjten tha se vetëm po tallej me ekipin realizues pas kamerave dhe se ishte një shaka private, s’kishte qëllim të ofendojë dikë.
