www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rita Ora përveç muzikës, vazhdon me projekte kinematografike

Posted on December 6, 2023December 6, 2023 by User User1

Nuk po mjaftohet vetëm me muzikën, por edhe me projekte kinematografike, Rita Ora, pas vizitës në Kosovë për 33- vjetorin e saj na njofton për surprizën e radhës.

Në një intervistë për ‘The Sun’, ylli i pop-it me origjinë shqiptare ka njoftuar se ka nisur punën për realizimin e një dokumentari i cili do të ketë në fokus kulturën dhe të rinjtë në Kosovë.

“Jam në mes të xhirimeve të një dokumentari për kulturën e të fëmijëve në Kosovë. 60% e popullsisë sonë është nën moshën 35 vjeç, e cila është super e re. Kjo tregon se ka kaq shumë zemërim dhe zhgënjim që po ndodh nën të gjitha kufizimet që na është dashur të shohim në historinë e vendit tonë. Kam punuar me producentë që janë vërtet të apasionuar pas Kosovës dhe prej nga jam unë. Të bësh muzikë dhe të jesh i hapur është padyshim i diskutueshëm.”

Ndërkohë gjatë vizitës në atdhe me bashkëshortin e saj Taika Waititi, ky i fundit regjisor, ç’ka do të thotë se është një ndihmë kryesore për Ritën në këtë projekt, gjatë qëndrimit kanë filmuar disa skena për dokumentarin nga jeta në Kosovë, shkruan Living.al.

“Unë shkoj atje dhe ata më shikojnë nga bota tjetër. Sikur nuk është një gjë e vërtetë për ta. Bëj punën e ëndrrave të mia, por kam punuar për të arritur këtu ku jam, por kur kthehem ende nuk mund t’i lidh pikat e asaj pak shprese që kanë humbur. Ishte emocionuese për mua”,

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara