www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

DO TA BËJ NJËSOJ SI MOTRËS TËNDE EDHE TY’! KRIVAQA AKUZON NGA BURGU MOTRËN E MARIGONËS

Posted on December 6, 2023 by User User1

Dardan Krivaqa ka kërcënuar nga burgu motrën e Marigonës, 18-vjeçares të cilën e përdhunoi e më pas e vrau.

Babai i dy motrave, Muhabi Osmani tregon se mesazhe të ndryshme në rrjete sociale nga profile në emër të Krivaqës kanë kërcënuar familjen e tij.

Kërcënime ka pasur ndaj bashkëshortes, me anë të SMS-ve. Ka thënë që edhe me vajzën e madhe do të veprojë njësoj si me Marigonën. E kemi raportuar në Polici, tani janë duke u marrë ata me këtë rast. Familja e Marigonës shprehet se organet ligjzbatuese ende nuk e kanë gjetur se nga iu kanë ardhur mesazhet.

Rasti ka ndodhur para një viti. Nuk kemi të dhëna, jemi duke pritur, prokurori e ka marrë rastin, ende s’na ka kthyer përgjigje si ka ardhur ai mesazh, nga ka ardhur. Ai ka qenë në burg, mesazhi ka ardhur nga profili i tij në rrjete sociale në telefonin e bashkëshortes. Kur kemi shkuar në polici, ai i hetuesisë pyet prokurorin a t’i marr në pyetje apo jo? Prokurori tha merrini në pyetje. Duke e ditur rastin tonë.

Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigonës, në vitin 2021 në Ferizaj./noa.al/

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara