www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Koço Angjushev në listën e zezë të SHBA-së

Posted on December 6, 2023 by User User1

Ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev, është future në listën e zezë të SHBA-së, shkruan Alsat.

Sipas njoftimit të DASH, është I papërshtatshëm për hyrje në SHBA, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.

“Ndërsa shërbente si zëvendëskryeministër, Angjushev abuzoi me pozitën e tij zyrtare për të përfituar për interesat e tij private të biznesit, duke minuar besimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike. Hapi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë atyre në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë llogari nga zyrtarët e korruptuar publikë”, thuhet në deklaratë.

Departamenti i Shtetit gjithashtu ndaloi gruan e tij Elisabetta dhe fëmijët Angel dhe Ognen të hynin në Shtetet e Bashkuara. Sergej Samsonenko, Orce Kamçev, Ratka Kamçeva, Sasho Mijalkov, Nikolla Gruevski dhe Ramiz Merko janë në listën e zezë të SHBA-së për shkak të korrupsionit.

Angjushev ishte zëvendëskryeministër nga viti 2017 deri në vitin 2020, në qeverinë e udhëhequr nga Zoran Zaev.

Angjushev është pronar dhe drejtor ekzekutiv i grupit Fero Invest dhe i fabrikës Brako.

Në vitin 2014, revista ekonomike amerikane Forbes e shpalli Angjushev një nga pesë maqedonasit më të pasur.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara