www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Revista prestigjioze “Forbes” shpall gruan më të fuqishme në botë!

Posted on December 6, 2023 by User User1

Revista e njohur Forbes ka shpallur për të dytin vit radhazi presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen si gruan më të fuqishme në botë. Politikania gjermane, e cila mban postin e Presidentes së KE-së që nga viti 2019, la pas në këtë renditje Shefen e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, Zëvendës Presidenten e SHBA-së Kamala Harris dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, cila u rendit e katërta.

Ndërkaq, vendi i pestë i takon këngëtares amerikane Taylor Swift, e cila ka korrur sukses me turneun e saj botëror, ku ka mbledhur të paktën 850 milionë dollarë. Swift, e cila renditej në vendin e 79-të vitin e kaluar, përfundoi shumë përpara këngëtares së radhës në listë, Beyonce e renditur në vendin e 36-të, ndërsa Rihanna klasifikohet e 76-ta.

Influenca, fuqia për të bindur dhe mbrojtur ndryshimin apo imagjinuar mënyra më të mira për të bërë gjërat, merr shumë forma. Nisur nga impakti që një person me influencë mund të ketë mbi dikë apo diçka, Financial Times ka ndërmarrë një projekt të veçantë për të renditur gratë më me ndikim në skenën ndërkombëtare për vitin 2023.

Në numrin e përvitshëm të revistës “Gratë e Vitit 2023”, mes grave më me ndikim në botë që janë vlerësuar me çmime prestigjioze për kontributin e dhënë në shoqëri, nga Nobeli te Pulitzer, Grammy dhe Kupat e Botës, renditet edhe shqiptarja Mira Murati. Puna që ka zgjedhur të bëjë me pasion, dhe impakti që ajo lë në të tashmen dhe të ardhmen, ka bërë që shefja e teknologjisë OpenAI të renditet mes emrave të mëdhenj Margot Robbie, Beyoncé, Barbara Kingsolver, Margot Robbie, Beyoncé, Lola Shoneyin etj, si një ndër gratë më të fuqishme.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara