www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Alkooli është problemi më i vogël: ja gjërat që shkatërrojnë mëlçinë

Posted on December 6, 2023December 6, 2023 by User User1

Nëse dëshironi që mëlçia juaj të jetë e shëndetshme, përveç një diete të shëndetshme dhe hidratimit të rregullt, është shumë e rëndësishme të kujdeseni për ato që futni në trupin tuaj

Ju ndoshta e dini tashmë se konsumimi i shpeshtë ose i tepërt i alkoolit dëmton seriozisht mëlçinë tuaj.

Por ky zakon nuk është i vetmi që mund të sabotojë funksionimin e këtij organi të çmuar.

Mëlçia është përgjegjëse për më shumë se 500 funksione të trupit, duke përfshirë ruajtjen e glukozës, rregullimin e koagulimit të gjakut dhe më shumë, por detyra e saj kryesore është filtrimi i gjakut.

Më saktësisht, mëlçia përpunon gjakun nga sistemi tretës dhe e çliron atë nga substanca të dëmshme si alkooli, droga dhe toksina të tjera.

Në thelb është sistemi natyror i detoksifikimit të trupit tonë.

Ky organ jetik gjithashtu prodhon kolesterol kur trupi ka nevojë për të dhe rregullon nivelet e tij në trup, merr pjesë në metabolizmin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave.

Edhe pse asnjë ushqim i vetëm nuk do të përmirësojë funksionin e mëlçisë në vetvete, një dietë përgjithësisht e ekuilibruar sigurisht që nuk do ta dëmtojë atë.

Shenja që mëlçia juaj nuk po funksionon si duhet:

Pamundësia për të humbur peshë -Fryrje -Urinë e errët -Oreks i varfër -Imuniteti i komprometuar -Kapsllëk -Dhimbje koke -Urth dhe acid refluks -Depresion -Ankth -Lodhje kronike -Djersitje e tepruar -Hipertensioni -Rosacea -Të nxira -Lëkura e verdhë dhe sytë

Ndaj kini parasysh se mëlçia duhet të ruhet nga yndyrnat e larta. Kufizoni apo reduktoni mishin e qengjit, refuzoni atë të derrit, mbani larg lëkurën e pjekur apo të skuqur të pulës, shmangni gjalpin sa më shumë, shtoni hirrën në dietën tuaj dhe po ashtu perimet dhe sallatrat.

Por cilat janë më konkretisht ushqimet që ju ndihmojnë për një mëlçi të shëndetshme?

Mes tyre janë brokoli, hudhra, karota, panxhari, spinaqi, lakra, rrepa, avokati, shafrani, çaji jeshil, asparagu, vaji i ullirit, limoni, molla, arrat, etj.

/noa.al

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara