www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Horoskopi ditor, e Mërkurë 6 Dhjetor 2023

Posted on December 6, 2023December 6, 2023 by User User1

Dashi
Do të mërziteni me ata që nuk ju kuptojnë, dhe që duan të kenë të drejtë me çdo kusht. Por mos e teproni, ndoshta nga ana tjetër, mund të ketë më shumë dëshirë dhe gatishmëri nga sa mendoni. Ata që janë vetëm do të kenë njohje dhe eksperienca të reja. Sa i takon sferës profesionale, parashikohen avantazhe të vazhdueshme, sidomos në sektorin financiar.

Demi
Raportet sentimentale janë të destinuara të rriten dhe fantazia do të jetë aleatja juaj më e ngushtë, në sajë të ndikimit të Mërkurit, Venusit dhe Neptunit. Për ata që janë vetëm, priten të reja interesante që do i rikthejnë në lojë. Shpirti i iniciativës do ju udhëheqë në punë, duke shënuar përmirësime të ndjeshme, sidomos nëse keni një aktivitet të pavarur.

Binjakët
Do të keni mundësi të shumta për të zgjidhur ndonjë problem në fushën e ndjenjave. Kërkoni ndjesë, hidheni ju hapin e parë dhe çdo gjë do të rregullohet! Nëse jeni vetëm, kushtojani kohën më të mirë një miqësie, e cila mund të ndryshojë tërësisht jetën tuaj. Në sferën profesionale i keni rrugët e hapura, për të marrë suksesin që meritoni. Herët apo vonë do të vijë, mos u dëshpëroni.

Gaforrja
Ruajtja e qetësisë gjatë kësaj dite do të jetë vërtetë e vështirë dhe do ju duhet të bëni një sforco të madhe për t’ia dalë. Kërkojini partnerit/es që të dilni në mënyrë që të mos bini në rutinën e mërzitshme. Ata që janë vetëm, do të marrin vlerësime që do të lënë gjurmë.

Mos u kushtoni rëndësi zilive në profesion, përkundrazi buzëqeshni dhe vazhdoni rrugën tuaj. Rezultatet nuk kanë përfunduar ende!

Luani
Frika se keni bërë diçka të pakënaqshme po ju torturon, por bëni mirë të jeni të qartë në shprehjen e mendimeve tuaja me partnerin/en, dhe do të merrni faljen. Nëse jeni vetëm, do të keni një ditë plotësisht për veten, ku duhet të pushoni për të rikuperuar forcat.

Një problem në punë ju shqetëson, ndaj bëni mirë të reagoni, nëse nuk doni që të ardhurat tuaja të cenohen.

Virgjëresha
Hëna dhe Saturni ju dhurojnë entuziazëm dhe pozitivitet. Do të jeni aq shumë të motivuar, sa që nuk do e vini re që partneri/ja, po ju lë pas dore. Përmirësime të ndjeshme, parashikohen për ata që janë vetëm, ku veçanërisht mbrëmja do të jetë hyjnore. Në sferën profesionale, ekziston mundësia e një ndryshimi, ndoshta mund të jetë pikërisht ajo që prisnit.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara