www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LEN: Ka ardhur koha që BDI-në ta dërgojmë në pension

Posted on December 5, 2023December 5, 2023 by User User1

Lidhja Europiane për Ndryshim përmes një komunikate thekson se më 9 maj nuk do të kremtohet vetëm Dita e Evropës dhe fitorja kundër fashizmit, por edhe fitorja siç shprehen nga LEN, kundër këtij regjimi të korruptuar antieuropian dhe antiqytetar, “Ndonëse pa praninë tonë u dakordua edhe data e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Megjithëse kërkesa jonë ishte që ato të mbahen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 28 prill, qenka vendosur që ato të mbahen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 8 maj 2024.

Në të vërtetë, kjo datë edhe nuk përbën problem të madh për ne, por është jashtëzakonisht e rëndësishme që tash të plotësohet përbërja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për çfarë ne do të insistojmë dhe nuk do të heqim dorë për asnjë çmim. Me këtë rast Lidhja Europiane për Ndryshim dëshiron të theksojë se caktimi i zgjedhjeve është edhe pranimi i humbjes së këtij pushteti antiqytetar.

Ata më në fund u dorëzuan dhe e kanë pranuar fundin. Pas këtyre zgedhjeve, pra më 9 maj të vitit 2024, nuk do të kremtohet vetëm Dita e Europës dhe fitorja kundër fashizmit, por kjo ditë do të jetë festë e fitores edhe kundër këtij regjimi të korruptuar, antieuropian dhe antiqytetar”, thuhet në njoftimin e LEN, nga ku u bëjnë thirrje qytetarëve të rrinë të qetë sepse ka ardhur koha që BDI-në ta dërgojnë në pension.

“Në frymë të këtij vendimi, u bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të qetë, por edhe të mobilizuar, sepse ashtu siç e dërguam në pension politik dhe në syrgjyn Nikolla Gruevskin më 2016, ka ardhur koha që ta pensionojmë edhe pjesën e dytë të këtij regjimi – Bashkimin Demokratik për Integrim, që tashmë është bërë i njohur si pronar i kazinove dhe lojërave të fatit, të cilat megjithatë në këto zgjedhje nuk do t’i sjellin fat, por vetëm kob”, thuhet në njoftimin e LEN-it.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara