Për momentin, babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski nuk ka pranuar asnjë përfshirje në rrëmbimin dhe ekzekutimin e vajzës së tij, por Prokuroria do të kërkojë masën e paraburgimit edhe për të. Nëna nuk kishte asnjë përfshirje.
Babai po merret ende në pyetje. Sipas dëshmisë së policisë dhe Prokurorisë, vajza është rrëmbyer dhe ka dëshmi për involvimin edhe të babait të saj. Ky informacion vjen nga deklarimet e tre të arrestuarve, por mbështetet edhe me prova materiale.
Vanja kishte dalë nga shtëpia për në shkollë në ora 7:20, ndërsa ishte rrënbyer para shtëpisë, ishte lidhur dhe tre orë më vonë, ishte ekzekutuar nga Lupço Palevski. Informatat se kur del nga shtëpia, sipas Prokurorisë, ishin dhënë nga babai i Vanjës. (koha.mk)
