Kryetarja e Qytetit të Shkupit përmes një postimi ne faqen zyrtare të sak shpreh keqardhje dhe ngushllime ndaj rastit të Vanjes.
“Dhuna ndaj vajzave dhe grave po merr vrull për shkak të mungesës së bindjes, mosndëshkimit apo dënimit tepër të butë të autorëve të dhunës. Të shuash jetën e një fëmije, të një vajze të mitur në kushte kaq të tmerrshme është një tragjedi që zgjon një ndjenjë trishtimi të pamasë dhe njëkohësisht zemërim për jetën e humbur para kohe të fëmijës së pafajshëm. Është e nevojshme të merren masa të menjëhershme për ndëshkimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë për këtë vrasje të rëndë. U prehte ne paqe🙏”
