“Ne patëm një takim me N.E. Andrea Silvestri, ambasadori i Italisë në Maqedoni dhe ambasadori Stefano Stefani. Mundësia për edicionin e 34-të të World Expo, një ngjarje që zhvillohet çdo pesë vjet dhe zgjat gjashtë muaj, si një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare që do të mbahet në Romë, do të përfaqësojë një mundësi të madhe për kryeqytetet e rajonit.
Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit, si dhe për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e përbashkët në projekte në fushën e arsimit, kulturës dhe mjedisit”, tha Danela Arsovska në faqen zyrtare të saj.