www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sa miliona euro mund të fitojë Shqipëria nga Kampionati Evropian?

Posted on December 3, 2023December 3, 2023 by User User1

Kombëtarja shqiptare ka kundërshtarët në grupin e Kampionatit Evropian që do të mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik të vitit të ardhshëm.

Shqipëria e Sylvinhos do të luajë ndaj Spanjës, Kroacisë dhe Italisë.

Fondi i çmimeve të UEFA-s është më i lartë për 23 për qind në krahasim me Europianin e mëparshme dhe arrin në gjithsej 371 milionë euro. Të gjitha skuadrat që kanë siguruar një vend marrin 9.25 milionë euro të garantuara dhe çdo fitore në grup sjell 1.5 milionë euro, ndërsa 750 mijë jepen për barazim.

Skuadrat që do të kalojnë në raundin e eliminimit do të marrin 2 milionë dhe çmimi rritet në çdo fazë pasuese.

Fondet e Kampionatit Evropian shpërndahen si më poshtë

9.25 milionë euro për pjesëmarrje

1.5 milionë euro për një fitore në fazën e grupeve dhe 750 mijë euro për një barazim

2 milionë euro për fazën e elimininimit

3.25 milionë euro për çdo kombëtare që kalon në çerekfinale

5 milionë euro për çdo kombëtare që arrin në gjysmëfinale

7 milionë euro për finalistin

10 milionë euro për fituesin e Euro 2024.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara