www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Muhamed Zekiri dënohet me 2 vjet e 6 muaj burg, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak

Posted on December 1, 2023December 1, 2023 by User User1

Ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg, përcjell TV21. Gjykatësja njoftoi se në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak. Zekiri akuzohej për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, respektivisht për lidhje të kontratës me kompaninë “Interholding”, për shërbime konsultuese për privatizimin e mundshëm të SH.A. “Postat” dhe “Hekurudhat”, i cili sipas akuzës, i ka shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej mbi 57 milionë denarëve.

“Gjykata e dënon të akuzuarit me burgim prej 2 vjet e gjashtë muaj, ndërsa në dënimin me burgim të shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Muhammed Zekiri obligohet që në afat prej gjashtë muajsh pas aktvendimit, të kompensojë dëmin prej 71.338.336 denarëve”, tha mes tjerash gjykatësja Fanka Janqulleva Mihaillovska.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara