www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LSDM: Takimi i liderëve do të mbahet të hënën në mesditë 

Posted on November 30, 2023November 30, 2023 by User User1

Nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) sot kumtuan se takimi i paralajmëruar i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së Dimitar Kovaçevski me të gjithë kryetarët e partive politike parlamentare do të mbahet të hënën në ora 12:00.

“Na vjen keq që do të duhet t’ia prishim agjendën Hristijan Mickoskit, i cili si duket, siç konfirmojnë nga DPMNE-ja e tij, punon vetëm dy orë gjatë ditës, nga ora 09-11. Takimi të hënën, më 4 dhjetor 2023, do të mbahet në ora 12:00”, theksuan në kumtesën e LSDM-së.

Kumtesa e tyre vjen pasi sot nga VMRO-DPMNE kanë njoftuar se nga mediat kanë mësuar se Kovaçevski e cakton takimin e liderëve për të hënën dhe se takimi për ta është i pranueshëm në atë ditë, por siç kanë thënë pas orës 11:00 për shkak se kryetari i VMRO-së DPMNE ka mësime me studentë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

“Nga mediat mësuam se kryeministri Kovaçevski për të hënën cakton takim lidershipi lidhur me zgjedhjet. Një komunikim i tillë përmes mediave për çështje kaq të rëndësishme është zgjedhja e tij. Është sigurisht e pranueshme një takim lidershipi për të hënën, në të cilin presim të diskutojmë përfundimisht për përcaktimin e datës së zgjedhjeve, pranimin e vëzhgimeve të OSBE/ODIHR-it, si dhe ofertën për shfuqizimin e qeverisë teknike,  në këmbim që të mos ketë kryeministër teknik nga BDI-ja, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmë në konferencën e përbashkët për shtyp me nënkryetarin e KE-së dhe përfaqësues të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell tha se sot do t’u dërgojë ftesë për takim të gjithë kryetarëve të partive politike parlamentare si dhe deri te kryetari i Kuvendit. Si tema të takimit ai vuri në dukje integrimin evropian, zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe parlamentare, si dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Pak ditë më parë ai tha se formati i takimit do të jetë i njëjtë me atë të mëparshme që u mbajt në Kuvend.

Është e sigurt se zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 do të mbahen në maj, ndërsa raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale dy javë më parë. 

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara