Dita e Pavarësisë së Shqipërisë ishte dje, por këngëtari i njohur Drake ka vlerësuar se s’është tepër vonë për t’iu bashkuar festimeve, shkruan “Rolling Stones”. Të mërkurën reperi i famshëm kanadez publikoi videoklipin “Polar Opposites”, këngë përmbyllëse e albumit të tij të fundit, “For All the Dogs”.
Fokusi padyshim që ishte xhaketa e tij, me flamurin kuq e zi.
Ky projekt erdhi pikërisht një ditë pas përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në video ai shfaqet me një grup të shqiptarëve që rrinë në një dhomë të lojërave në rezidencën e tij.
Në klip, Drake dhe miqtë e tij që luajnë lojëra kanë të veshura xhaketa të kuqe, të gjitha me simbolin kombëtar të Shqipërisë – shqiponjën, që shfaqet në shpinën e tyre.
Në mes të klipave të lojërave të pokerit dhe goditjeve në tavolinën e biliardos, Drake ankohet për një të dashur që e bllokon atë në çdo platformë për të kontaktuar.
Në videon e re Drake përmend edhe Prishtinën.