www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Finlanda vendos bllokimin total të kufirit me Rusinë, shkak është vala e emigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme

Posted on November 29, 2023November 29, 2023 by User User1

Finlanda ka thënë të martën se do ta mbyllë të gjithë kufirin me Rusinë pas shqetësimeve se Moska po orkestron dyndjen e emigrantëve drejt shtetit nordik si pjesë e “luftës hibride” së Rusisë ndaj Finlandës e cila sapo ka hyrë në NATO

Finlanda veq se kishte mbyllur 7 pikë kalime kufitare në kufirin prej rreth 1,340 kilometra që e ndan me Rusinë si pasojë e një rritje të shpejtë të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika që mësynin Finlandën. Helsinki ka akuzuar Moskën se e ka orkestruar ardhjen e këtyre grupeve të emigrantëve drejt vendit nordik.

Kryeministri finlandez Petteri Orpo i ka thënë gazetarëve se vendi i tij po përballet me një situatë të jashtëzakonshme për të cilën fajësoi Moskën.

Ai tha se Finlanda ka arsye të mjaftueshme që të dyshoj se ardhja e emigrantëve në kufijt e sajë po vijnë nga një organizim i një shteti tjetër. Ai shtoi se kjo rritë influencën ruse dhe se ata nuk do ta pranojnë atë. Sipas tij ai nuk do të pranoj asnjë përpjekje e cila e minon sigurinë nacionale të Finlandës, raporton The Associated Press.

Bllokimi total i kufirit me Rusinë pritet të zgjasë 2 javë pas të cilës do të hapet vetëm një vendkalim ka thënë qeveria finlandeze.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara