www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lirohet nga burgu i dyshuari për vrasjet në “Shisha Bar”

Posted on November 29, 2023November 29, 2023 by User User1

I dyshuari për vrasjet në kafenenë “Shisha Bar” që ndodhi në Çarshinë e Vjetër në Shkup është liruar nga birgu. Lajmin e ka bërë të ditur portali Skopje1. Siç thuhet, është marrë vendim gjyqësor që 31-vjeçari nga Shkupi të lirohet nga burgu “Shkupi” në Shutkë. Bëhet fjalë për një person i cili u arrestua për importimin e makinës me të cilën transportoheshin vrasësit.Personi që u la i lirë lidhej me importin e “audios”, makinës së cilës vë zjarri në Butel menjëherë pas vrasjes së dyfishtë, ku prej saj mbetën targat e regjistrimit. Vetura pati mbetur te nënkalimi që të çon në Mirkovc.

Vrasjen në “Shisha Bar” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit e kanë kryer disa persona të veshur në uniforma të zeza. Kur kanë hyrë brenda kanë bërtitur se ishte një bastisje e policisë. Me të gjetur objektivat, në katin e dytë të lokalit, kanë nisur të qëllojnë drejt tyre dhe kanë shpëtuar. Jeton Krivanjeva i quajtur Zhila dhe Enes Iseni u vranë në vendin e ngjarjes.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara