www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Llavrov vjen në Shkup, Ukraina dhe shtetet balltike bojkotojnë takimin e OSBE-së

Posted on November 28, 2023November 28, 2023 by User User1

Tashmë është bërë zyrtare. Në Samitin e OSBE-së në Shkup, krahas shumë figurave të rëndësishme të rajonet dhe botës, pjesëmarrës do të jetë edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov. Edhe pse egzistonin disa pengesa për të udhëtuar nga Rusia deri në Shkup, gjithëçka u bë e mundur për ardhjen e tij. Ambasada Ruse ka konfirmuar se edhe Bullgaria e ka lejuar, fluturimin e avionit të Lavrov në hapësirën ajrore të Bullgarisë, siç bëri paraprakisht edhe Maqedonia e Veriut, pasi vendet ju kishin bashkuar masave sanksionuese të shteteve të Evropës, për shkak të luftës ruse në Ukrainë. Kërkesën tek autoritetet bullgare e kishte bërë Maqedonia e Veriut.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë

“Autorizimi diplomatik për fluturim, është e karakterit të përkohshëm dhe është valid 3 orë para dhe 72 orë pas datës dhe kohës së përcaktuar për fluturim. Leja e dhënë është për pjesmarrje në takimin e këshillit të Ministrave të OSBE-së në Shkup të ministrit të Jashtëm të Federatës Ruse Sergej Lavrov dhe bie në përjashtimet e regjimit të përkohshëm të sanskioneve të BE-së kundër tij. Leja e dhënë nuk vlenë për antarët e delegacionit të tij”.

Lavrov, para ca ditësh, në kontekst të ardhjes së mundëshme në Shkup, deklaroi se ka pasur disa kërkesa për takim, përfshirë edhe nga përfaqësuesit perëndimorë, pa precizuar se nga kush. Por deri tani, nuk është konfirmuar nëse do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili poashtu do të udhëtoj në Shkup, edhe atë që në darkën jo formale që do të jetë më 29 nentor.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano më herët ka deklaruar se leja për fluturim të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, nuk përfaqëson shkelje të sanksioneve ndaj shtetit rus.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara