www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Spasovski: MPB intensivisht punon në gjetjen e vajzës së zhdukur, bëj apel që të mos spekulohet me rastin

Posted on November 28, 2023November 28, 2023 by User User1

Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë aktive u përfshi në hetimin menjëherë pas denoncimit për zhdukjen e vajzës nga Shkupi dhe për gjetjen e saj intensivisht punon një ekip i veçantë i formuar nga ana e SPB-së në Shkup, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një intervistë për MIA-n në Bruksel në lidhje me rastin me zhdukjen e vajzës së mitur Vanja Gjorçevska.

“Mbrëmë deri në orët e vona të natës, praktikisht deri në orët e mëngjesit, ka punuar  i gjithë ky ekip i udhëhequr nga kreu i SPB – Shkup. Janë kryer një sërë aktivitetesh, kontrolle dhe marrje deklaratash, bisedë me familjarët etj…, e gjitha për të marrë disa informata fillestare”, tha Spasovski.

Ai theksoi se MPB do t’i ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, për të marrë informacion që të gjendet vajza.

“I bëj thirrje qytetarëve që realisht të marrin informacion nga MPB-ja dhe në atë mënyrë do të na ndihmojë më së shumti të arrijmë qëllimin. Të mos bëjmë spekulime në opinion që mund ta ndezin edhe më shumë atmosferën”, tha Spasovski, i cili sot në Bruksel mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Aleancës Globale për Luftimin e Kontrabandës me Migrantë, organizuar nga Komisioni Evropian.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara