www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski do ta promovojë pakon e nëntë të masave antikrizë

Posted on November 28, 2023November 28, 2023 by User User1

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në konferencë për media në Qeveri do ta promovojë pakon e nëntë të masave antikrizë, të dedikuara për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

Me masat, siç paralajmëroi dje zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, do të përfshihen mbi 400.000 qytetarë – pensionistë, nxënës, studentë, prindër beqarë.

“Mjetet nga tatimi solidar do të shfrytëzohen për masat antikrizë, që presim nesër të jenë në seancë të Qeverisë dhe të orientohen ndaj kategorive më të prekura të qytetarëve, këtu përfshihet grupi më i madh i qytetarëve, pensionistët, të cilët do të marrin kompensim të caktuar disa muaj, si dhe nxënës, studentë, prindër beqarë, etj. Përfshirja do të jetë me të vërtetë e madhe, mbi 400 mijë qytetarë do të përfshihen me masat, për këtë shfrytëzohen mjete nga tatimi solidar”, tha dje Bytyqi, në pyetje të gazetarëve.

Paraprakisht, kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se deri nga fundi i vitit, në Buxhet janë paraparë 75 milionë euro për masa antikrizë, ndërsa për vitin e ardhshëm 55 milionë shtesë, para së gjithash për vazhdimin e subvencionimit të çmimit të energjisë elektrike.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara