www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Alarm për bombë në diskotekën e njohur në Prishtinë

Posted on November 28, 2023November 28, 2023 by User User1

KOSOVË- Gjatë mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës mori një informacion për një bombë të vendosur në diskotekën Gate në Prishtinë. Pasi u mor informacioni, ata u nisën menjëherë në vendin e ngjarjes. Festa që ishte paraparë të mbahet për festën e 28 nëntorit u anulua.

Personat që ishin brenda në lokal u nxorën jashtë dhe vendi u kontrollua në mënyrë profesionale nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës, saktësisht njësiti antibombë dhe njësiti K9. Pas kontrollit doli që ky njoftim të ishte i rremë.

Dikush kishte njoftuar qëllimisht Policinë e Kosovës për vendosjen e një bombe.

I menjëhershëm ishte reagimi i pronarëve të klubit në të cilin ishin mbledhur shumë të rinj për ta dëgjuar Yll Limanin.

“Pas një kontrolli të detajuar nga trupat e antibombës dhe njësiti K9, nuk është gjetur asnjë mjet dyshues brenda hapësirës së Gate Club”, thuhet në sqarimin e diskotekës.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara