www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shkenca: Introvertët e posedojnë një forcë tejet të nënvlerësuar

Posted on November 27, 2023November 27, 2023 by User User1

Një studim i ri nga Universiteti Yale ka zbuluar se introvertët janë më të prirë të jenë psikologë të mirë socialë

Hulumtimi, i cili është publikuar në ‘Social Psychology’, kishte synuar t’i studiojë aftësitë e psikologjisë sociale – me fjalë të tjera, të zbulojë se sa është i mirë dikush në parashikimin e sjelljes së tyre në një ambient me njerëz.

Mijëra njerëz kishin marrë pjesë në këtë studim të zhvilluar nga Anton Gollwitzer dhe John Bargh – që të dy psikologë në Yale.

Ata kishin kryer një seri eksperimentesh, duke përfshirë anketime, pyetësorë dhe kuize, transmeton Telegrafi.

Në fund, autorët kishin zbuluar se personat e turpshëm apo ata introvertë kishin qenë më të prirë t’iu përgjigjen pyetjeve në test më saktë sesa ekstrovertët.

Kjo mund të jetë për shkak të faktit se individët introvertë shpenzojnë më shumë kohë në vetmi dhe i vëzhgojnë tjerët, duke nënkuptuar se e kuptojnë më mirë psikologjinë e njerëzve në ambiente sociale.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara