www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shiten katër prona të konfiskuara të Mijallkovit

Posted on November 27, 2023November 27, 2023 by User User1

Me sukses është realizuar shitja e pronave të konfiskuara të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Bëhet fjalë për tre banesa dhe një garazhë, me vlerë totale prej 332 mijë euro, të cilat ishin konfiskuar me vendim gjyqësor nga lënda “Perandoria”. Shitja u realizua përmes ankandit publik që ishte i hapur sot nga ora 9 deri në ora 12. Siç njoftoi drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Prona të Konfiskuara, Driton Nebiu, në periudhën në vijim do të shpallen ankande edhe për patundshmëritë tjera të cilat kanë vendim gjyqësor.

“Tre apartamente në rrugën Sllavejko Arsov me sipërfaqe prej 78m2, dhe dy me sipërfaqe prej 73m2. Një garazh prej 30m2 në Qendër. Ankandi publik u zhvillua pa pengesa dhe përfundoi me sukses. Sipas vlerësimeve të arritura nga ankandi, do të shpërndahen fonde monetare në buxhetin shtetëror të cilat janë marë nga qytetarët. Ato do të rikthehen në vlerë totale prej 332,276 euro”, tha Driton Nebiu – Drejtor i AMPK .

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara