www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mësohet se sa paguhen inxhinierët në OpenAI, do t’ju habisin shifrat

Posted on November 26, 2023 by User User1

Punonjësit e OpenAI që kërcënuan se do të jepnin dorëheqje këtë javë pas shkarkimit të CEO-s, Sam Altman fitojnë deri në 800 mijë dollarë në vit, sipas Bloomberg.

Industria e teknologjisë njihet për paga të larta, ku shumë punonjës në firma sikurse në Meta, Google dhe Amazon fitojnë para me gjashtë shifra në vit, transmeton Telegrafi.

Inxhinierët e firmave teknologjike që fokusohen veçanërisht në Inteligjencën Artificiale, megjithatë, mund të fitojnë 8 deri në 12.5 për qind më shumë se inxhinierët e tjerë, sipas platformës së të dhënave të kompensimit Levels.fyi, sipas Bloomberg.

Shumica me pozita inxhinierike në OpenAI paguhen midis 200 mijë dhe 370 mijë dollarë, sipas një raporti të shikuar nga Bloomberg, derisa disa me pozita shumë të specializuara paguhen më shumë se 450 mijë dollarë.

Por pagat e firmave teknologjike nuk përfshijnë shpërblimet ose çmimet e aksioneve, të cilat mund të sjellin kompensim total për disa inxhinierë OpenAI afër 800,000 dollarëve, tha Bloomberg.

Falë rritjes së AI-s, një mori kompanish duan të punësojnë punëtorë të aftë në mësimin e makinerive. Por pavarësisht kërkesës së lartë për talent, nuk ka shumë njerëz që e kuptojnë teknologjinë, ndaj kompanitë i vlerësojnë këta punëtorë me paga të larta si dhe me ndikim.

Disa studiues të inteligjencës artificiale mund të fitojnë një milion dollarë në pagë vjetore, sipas The New York Times.

Në OpenAI, këta punonjës luajtën një rol kyç në rikthimin përfundimtar të Altman në startupin e AI-s pas shkarkimit të tij të papritur javën e kaluar.

Të hënën, më shumë se 700 punonjës të OpenAI nënshkruan një peticion duke kërcënuar se do të largoheshin nga kompania nëse Altman nuk rikthehej si CEO.

Altman u kthye përfundimisht në OpenAI ditë më parë. 

Lajmet e fundit…

  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara