www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fundoset në Egje anija tregtare! 14 persona në bord, gjendet një marinar

Posted on November 26, 2023November 26, 2023 by User User1

Një anije tregtare është mbytur gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës  4 milje detare larg ishullit të Lezbosit në Egjeun lindor.

Sipas rojës bregdetare greke, anija u godit nga stuhia që ka pushtuar Egjeun dhe brenda pak minutash u fundos.

Në zonë ka nis një operacion kërkim shpëtimi në të cilën marrin pjesë marina greke, helikopterë dhe anije të rojës bregdetare greke.

Anija ishte nisur nga Egjipti dhe kishte destinacion Stambollin. Ajo kishte ekuipazh prej 14 personash 8 egjiptianë, 4 indianë dhe 2 sirianë.

Një marinar është gjetur nga helikopteri, ndërsa po dërgohet në spital.

Anija ishte e ngarkuar me 6000 tonë kripë dhe lëshoi sinjal në orën 08.20 min sipas orës lokale.

Në momentin e lëshimit të sinjalit SOS, kapiteni njoftoi se anija kishte pësuar avari në motor dhe nuk kishte forcë të lundronte me motorët e saj. Në momentin e avarisë në zonë dallgët ishin 8 ballë.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara