www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sulmuesi i Manchester Cityt Haaland thyen rekordin e legjendës së njohur angleze

Posted on November 26, 2023November 26, 2023 by User User1

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, është bërë lojtari më i shpejtë në histori të Ligës Premier që shënon 50 gola, duke thyer rekordin e mëparshëm të ish-legjendës angleze, Andrew Cole.

Haaland shënoi në minutën e 27-të në duelin mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit të shtunën duke e arritur këtë rekord në vetëm 48 ndeshje të luajtura, pas një asistimi nga Nathan Ake.

Ky ishte goli i 18-të i Haalandit në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

23-vjeçari tani ka lënë prapa vetes shumë sulmues legjendar të Ligës Premier si, Alan Shearer(56), Ruud van Nistelrooy (68), Fernando Torres dhe Mohamed Salah (72), që të gjithë mbrapa Haalandit kur flasim për më të shpejtin që ka shënuar 50 gola.

Ky ishte një rekord që ishte synuar tash e sa kohë nga Haaland duke marrë parasysh sa i pamëshirshëm është para portës. 36 golat e shënuar sezonin e kaluar që ishte sezoni debutues për të në Angli, ishte rekord për një edicion të ligës.

Reprezentuesi norvegjez ka shkëlqyer për “Qytetarët” që prej se iu bashkua nga Borussia Dortmundi vitin e kaluar, duke qenë një ndër lojtarët kryesor në fitimin e tripletës vitin e kaluar.

Haaland tani do të ndjekë rekordin e Shearer për shënimin e 100 golave. Legjenda e të gjitha kohërave e Ligës Premier u desh të luajë 124 ndeshje për të shënuar kaq gola.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara