www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shpërthimi i sëmundjeve të frymëmarrjes tek fëmijët, OBSH kërkon përgjigje nga Kina!

Posted on November 25, 2023November 25, 2023 by User User1

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon nga Kina informacion të detajuar në lidhje me shpërthimin e sëmundjeje të frymëmarrjeve dhe grupime të raportuara të pneumonisë së padiagnostikuar te fëmijët.

Që nga mesi i tetorit, OBSH njoftoi se Kina veriore ka raportuar një rritje të sëmundjeve të ngjashme me gripin krahasuar me të njëjtën periudhë në tre vitet e mëparshme.

Ditët e fundit, mediat vendase, treguan për spitale të mbushura me prindër dhe fëmijë që presin të kontrollohen nga mjekët.

OBSH-ja është përgjigjur duke i bërë një kërkesë zyrtare Kinës për informacion shtesë si dhe rezultate laboratorike nga shpërthimet e raportuara tek fëmijët.

Sipas Sky News komuniteteve kineze i është kërkuar të marrin masa parandaluese duke përfshirë vaksinimin, mbajtjen e maskave, mbajtjen e distancës nga njerëzit e sëmurë, qëndrimin në shtëpi kur janë të sëmurë dhe larjen e rregullt të duarve.

Autoritetet kineze konsiderojnë shkaktare heqjen e kufizimeve të COVID-19 dhe qarkullimit të patogjenëve të njohur, duke përfshirë virusin sincicial të frymëmarrjes (RSV), gripin dhe infeksionet e zakonshme bakteriale që prekin fëmijët.

OBSH njoftoi se kishte paqartësi për këto raste, nëse kanë lidhje rritjen e përgjithshme të infeksioneve të frymëmarrjes të raportuara më parë nga autoritetet kineze ose ngjarje të veçanta.

Ndër të tjera në informacionet e qarkulluara, organizata ka marrë të dhëna nga autoritetet, ndërkohë po kërkon ende për më shumë detaje.

Rritja e rasteve të sëmundjeve risjell në vëmendje edhe mungesën e transparencës që Kina bëri gjatë periudhës së COVID-19.

Cfarë është Pneumonia?

Pneumonia është një inflamacion i një ose të dyja mushkërive, i cili zakonisht shkaktohet nga:

një infeksion viral (të tilla si viruset e gripit);
një infeksion bakteror (më i zakonshmi është Streptococcus pneumoniae); mikroorganizmave të tjera (myku);
disa barna;
sëmundjet autoimune.
Ky inflamacion shkakton mbushje të alveolave të mushkërive me fluid (lëng), duke vështirësuar funksionimin e tyre.

Në dimër, numri i rasteve të pneumonisë rritet. Kjo për shkak se infeksione të tilla si gripi janë më të zakonshme në stinën e dimrit dhe përhapen shpejt nga personi në person. Gripi ulë sistemin imunitar, duke rritur rrezikun pneumonisë.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara