www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nuk kërkojnë diplomë, tre punët më të kërkuara në Google në Amerikë!

Posted on November 25, 2023November 25, 2023 by User User1

Qytetarët amerikanë jjanë të fokusuar në gjetjen e një pune më fleksibël pa diplomë, por edhe me paga gjashtëshifrore. Sipas të dhënave të Google Trends të publikuara në CNBC Make It, kërkimet për “punë pa diplomë” ndodhen në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave këtë vit. Rreth 75% e vendeve të punës në SHBA që ofrojnë fitime mbi 35,000 dollarë në vit kërkojnë një diplomë bachelor.

Megjithatë, vetëm 38% e amerikanëve kanë një diplomë bachelor. Është një hendek që përbën një problem të madh për kompanitë, të cilat po përballen me mungesë të stafit, por edhe për punëtorët, të cilët po përpiqen të menaxhojnë efektet e inflacionit në përditshmërinë e tyre. Kërkimet në Google tregojnë se njerëzit janë më të emocionuar për punët që u japin atyre mundësinë për të udhëtuar, orar fleksibël dhe aftësinë për të qenë shefi i tyre.

Për muajin nëntor, 3 kërkimet më të shumta të amerikanëve në Google për punë ishin:

1.Ndërmjetës.
2.Noter..
3.Agjent udhetimesh.

Në SHBA, megjithëse këto tre role kërkojnë një diplomë të shkollës së mesme, ato nuk kërkojnë zyrtarisht një diplomë kolegji. Megjithatë, për të marrë certifikatën dhe licencën për ushtrimin e një profesioni, të interesuarit do të duhet të bëjnë disa provime.

Lajmet e fundit…

  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara