www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Blinkeni po, Llavrovi ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në darkën e Këshillit të ministrave të OSBE-së

Posted on November 25, 2023 by User User1

Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken do të voijë në darkën joformale të Këshillit të ministrave të OSBE-së në Skup, konfirmoi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesues i OSBE-së, Bujar Osmani.

Osmani, i cili mbajti brifing me gazetarët rreth përgatitjeve të Këshillit, nuk mundi të precizonte nëse në darkën joformale do të marrin pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme të Rusisë dhe Ukrainës. Siç tha, axhendat e të gjithë ministrave janë të ndryshme, kështu që nuk do të thotë se secili prej tyre do të jetë i pranishëm në konferencë të gjitha tre ditët.

Më 28 nëntor, informoi  Osmani pritet ardhja e pjesëmarrësve në Këshillin e ministrave, ndërsa për më 29 nëntor është parashikuar darka joformale me numrin më të madh të ministrave. Në darkë, shefi i diplomacisë dhe kryesuesi i OSBE-së pret që të prezantohen qëndrimet e shteteve për të ardhmen e OSBE-së, por siç tha ai, temë do të jetë edhe agresioni në Ukrainë.

“Për darkën joformale presim sekretarin e amerikan të Shtetit, Blinken. Në cilën pjesë të tre ditëve do të jetë ministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Sergej Lavrov, nuk mund të them tani. Nuk duhet të presim që në të tri ditët, të gjithë të qëndrojnë për tre ditë. Megjithatë, këta janë njerëz të rëndësishëm që do të vijnë në një pjesë të caktuar të ngjarjes dhe do të largohen. Nuk mund të them nëse datat e qëndrimit të tyre do të përkojnë, ende jemi duke i përcaktuar ato detaje. Të gjitha delegacionet do të vijnë, pyetjet janë a do të jenë ministra apo zëvendës të tyre”, tha Osmani.

Në Këshilline e ministrave është parashikuar mbajtja edhe e disa ngjarjeve të tjera, të ashtuquajturat evente anësore, për të cilat janë planifikuar disa tema: Ukraina, ndryshimet klimatike, rinia dhe shoqëria civile.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara