www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Xherdan Shaqiri pjesë e formacionit më të mirë të kualifikimeve për Euro 2024

Posted on November 25, 2023November 25, 2023 by User User1

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, është bërë pjesë e formacionit të lojtarëve më të mirë të kualifikimeve për Euro 2024.

Shaqiri shkëlqeu në këtë cikël kualifikues duke luajtur rol vital në kualifikimin e Zvicrës në Evropianin i cili do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

32-vjeçari ishte mjaft produktiv për skuadrën e Murat Yakin, duke kontribuar me dy gola dhe tri asistime në këtë kampanjë.

Kjo formë e lartë e tij ka bërë që ai të bëhet pjesë e formacionit më të mirë të këtyre kualifikimeve nga Sofa Score.

Shaqiri gjendet në mesin e yjeve si Bruno Fernandes, Kylian Mbappe, Romelu Lukaku, Christian Eriksen etj. Ai është vlerësuar me notën 7.91 për paraqitjet e tij gjatë shtatë ndeshjeve me Zvicrën.

Ai ka kujtime të mira nga Kampionati Evropian pasi dihen paraqitjet e tij të jashtëzakonshme që pati në edicionin e vitit 2021, ku ishte autor i tre golave dhe një asistimi, e ku theks të veçantë i vihet paraqitjes ndaj Spanjës ku shkëlqeu me një gol, shkruan Telegrafi..

Përveç paraqitjeve me kombëtare, Shaqiri formë të lartë po gëzon edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aty ku po paraqitet në radhët e Chicago Fire.

Në Major League Soccer (MLS), Shaqiri ka kontribuar direkt në nëntë gola duke qenë njëri nga lojtarët kyç të ekipit.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara