www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Filloi realizimi i projektit nga programi “Për Shkupin Modern, për të gjithë qytetarët e tij”

Posted on July 28, 2023July 28, 2023 by User User1

Shkup, 28 korrik – Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me drejtorin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Dragan Ilievski, inspektuan fillimin e punimeve ndërtimore të kolektorit të ujërave të zeza nga lagjja Gazi Baba në Çair deri te mbikalimi te kryqëzim Kontinental, përgjatë degës së “Aleksandri i Madh”.

Me realizimin e këtij projekti, informojnë nga Qyteti i Shkupit, të paralajmëruar në vitin 2015, zgjidhet përgjithmonë devijimi i kanalizimit dytësor të ujërave të zeza nga kolektori atmosferik dhe largimi i ujërave të zeza nga rruga “155”, bashkësitë lokale “Tome Stefanovski Seniq” dhe “Bajram Shabani.“Projekti realizohet në kuadër të strategjisë për përmirësimin e kushteve infrastrukturore në të gjitha lagjet e qytetit dhe si realizim i projektit të premtuar nga programi ‘Për Shkupin Modern, për të gjithë qytetarët e tij’”, njoftojnë në kumtesë. /zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara