www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kurti komenton pezullimin e vizitave për ish-krerët e UÇK-së

Posted on November 24, 2023November 24, 2023 by User User1

KOSOVA MUNDËSI TË KUFIZUARA, BASHKË ME KONJUFCËN PUNOJMË PËR TË NDIHMUAR

Institucionet e Kosovës I kanë mundësiatë e kufizuara që të ndikojnë në Gjykatën Speciale ka thënë kryeministri Albin Kurti kur u pyet për vendimin për ndalimin e vizitave dhe telefonave për tre  ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaci, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Kryeministri Kurti tha se bashkë me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufcën, po punojnë në këtë drejtim.

“Është zhvillim negativ, por mundësitë janë të kufizuara që të kemi ndikim. Jeni duke menduar si të ndihmojmë bashkë më Glauk Konjufcën” – deklaroi Kurti.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka kritikuar vendimin e Gjykatës Speciale duke thënë se kjo nuk është drejtësi.

“Fakti mbetet se themeluesit e kësaj republike u mbajtën në paraburgim për 2 vite pa gjyq. Një vit me procese të ngadalta. Me këtë ritëm ata do të qëndrojnë edhe 10 vite në paraburgim. Ju prisni që ata të mos diskutojnë se sa i bezdisshëm është procesi? Unë respektoj ligjin. Por kjo nuk është drejtësi” – tha Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së.

Gjykata Speciale ka vendosur të pezullojë vizitat dhe komunikimet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Vendimi vjen pas pretendimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar se të akuzuarit kanë shkelur urdhrat gjyqësorë duke zbuluar informacione konfidenciale të dëshmitarëve të mbrojtur dhe pjesë të dëshmitëve të tyre.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara